Diabeti është një sëmundje serioze kronike në të cilën nivelet e sheqerit në gjak janë të ngritura. Edhe pse nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton diabetin e tipit 1, mendohet se shkaktohet nga një reaksion autoimun, në të cilin trupi gabimisht sulmon veten.
Sidoqoftë, diabeti i tipit 2 shpesh shkaktohet nga pesha e tepërt ose pasiviteti, ose mënyra e jetesës.
Pikërisht për këtë mjekët rekomandojnë humbjen e kilogramëve të tepërt dhe futjen e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar në mënyrë që ndër të tjera të zvogëlohet rreziku i diabetit të tipit 2,shkruan Daily Express, transmeton Klankosova.tv
Mjeku Joseph Ambani pohon se ngrënia e këtyre llojeve të ushqimeve në veçanti ndihmon në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2, dhe ato janë arrat, bajamet dhe arrat indiane.
Ato janë të pasura me yndyrna të pangopura, fibra, proteina, vitamina dhe minerale të shëndetshme për zemrën, transmeton Klankosova.tv.
Siç shpjegon ai, ngrënia e rregullt e arrave ka shumë përfitime shëndetësore të lidhura ngushtë me diabetin. Këto janë reduktimi i inflamacionit në trup, kontrolli i niveleve të sheqerit në gjak dhe kontrolli i peshës trupore.