Nervozizmi në Forumin e Mynihut – ky është fundi i botës të tillë siç e njohim

Nëse nadje edhe gjermanët janë të shqetësuar për rreziqet në botë sot, ky mund të jetë momenti kur të gjithë duhet vërtet të fillojmë të shqetësohemi .

Nëse e kaloni mjegullën e proklamimeve banale që rezultuan nga skena kryesore e Konferencës së Sigurisë së Mynihut të kësaj fundjave për solidaritetin perëndimor dhe qëllimin e përbashkët, nuk mund, e të mos vini re shqetësimin dhe brengosjen nën sipërfaqe.

Përkundër faktit se liderët perëndimorë përgëzojnë veten për zemërgjerësinë e tyre ndaj Ukrainës, forcave të armatosura të vendit po u mbarojnë municionet, pajisjet, po madje edhe njerëzit. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski, i cili hapi konferencën nga Kievi të premten, i bëri thirrje botës së lirë të dërgojë më shumë ndihmë – edhe atë shpejt. “Na duhet shpejtësi,” tha ai.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka nxehur situatën me Rusinë në një front tjetër, duke e akuzuar atë për “krime kundër njerëzimit”. “Le të pajtohemi të gjithë.” “Në emër të të gjitha viktimave, të njohura dhe të panjohura: drejtësia duhet të vendoset”, tha ajo.

Me fjalë tjera, liderët rusë mund të përballen me Nuremberg 2. Kjo sigurisht që do t’i bëjë disa njerëz në Moskë nervozë, veçanërisht ata që janë mjaft të moshuar që të kujtojnë atë që i ndodhi të fortit jugosllav Slobodan Millosheviq dhe rrethimit të tij.

Situata në Azi nuk është më pak e tensionuar. Tajvani mbetet në gatishmëri të lartë, derisa përpiqet të parashikojë lëvizjen e ardhshme të Kinës. Dhe në Mynih, deklaratat nuk ishin inkurajuese.

“Ajo që ndodh sot në Evropë, mund të ndodhë nesër në Azi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ministri i Jashtëm kinez Vang Ji nuk bëri asgjë për ta kundërshtuar atë narrativë. “Më lejoni të bind publikun se Tajvani është pjesë e territorit kinez,” tha Vang në konferencë kur u pyet për planet e Pekinit për ishullin. Tajvani “asnjëherë nuk ka qenë shtet dhe nuk do të jetë kurrë shtet në të ardhmen”.

Për disa të pranishëm, atmosfera në hotelin e mbushur plot Bajerischer Hof, ku u mbajt tubimi, pati jehonë nga viti 1938. Atë vit, kryeqyteti bavarez priti një konferencë që rezultoi në Marrëveshjen famëkeqe të Mynihut, në të cilën fuqitë evropiane ia dhanë Provincën Sudete Gjermanisë, duke bërë një hap të gabuar për të cilin ata besonin se mund të ruante paqen.

Për disa të pranishëm, atmosfera në hotelin e mbushur plot Bajerischer Hof, ku u mbajt tubimi, pati jehonë nga viti 1938. Atë vit, kryeqyteti bavarez priti një konferencë që rezultoi në Marrëveshjen famëkeqe të Mynihut, në të cilën fuqitë evropiane ia dhanë Provincën Sudete Gjermanisë, duke bërë një hap të gabuar për të cilin ata besonin se mund të ruante paqen.

“Ne të gjithë e dimë se ka një stuhi jashtë, por këtu në Bajerischer Hof gjithçka duket normale,” shkroi Andrew Michta, dekan i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Sigurisë të Qendrës Marshall me qendër në Gjermani. “Gjithçka duket kaq rutinore, e megjithatë ndryshoi papritur kur një parlamentar ukrainas i thotë ashpër audienpublikut se ne nuk po arrijmë të veprojmë mjaft shpejt.”

Të vetmit njerëz që ishin të buzëqeshur në konferencën e sivjeme të sigurisë ishin prodhuesit e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Shitja e armëve po lulëzon sipas të gjitha përllogaritjeve.

Madje edhe Gjermania, e cila vitet e fundit ka përsosur zotësinë për të sqaruar mospërmbushjen e vet të e shpjegimit të dështimit të saj për të përmbushur detyrimet për shpenzimet e mbrojtjes në NATO, premtoi se do të ndryshojë kursin. Në të vërtetë, zyrtarët gjermanë dukej se po përpiqeshin të tejkalonin njëri-tjetrin për të dëshmuar se sa “skifter” ishin bërë.

Kancelari Olaf Sholc premtoi se do ta përmbushë “vazhdimisht” qëllimin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes për vendet anëtare prej dy përqind të PBB-së .

Ministri i ri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, një socialdemokrat si Sholci, shkoi edhe më tej, duke thënë se “nuk do të jetë e mundur të përmbushen detyrat që janë para nesh me vetëm dy për qind të ndara anash për shpenzimet ushtarake”.

Kini parasysh re se në fillim të vitit të kaluar, socialdemokratët kryesues gjermanë ende kërkonin që SHBA të largonte të gjitha kokat e saj bërthamore nga toka gjermane.

Me fjalë tjera, nëse edhe gjermanët janë zgjuar me rreziqet e gjendjes aktuale gjeopolitike të botës, ky mund të jetë momenti për të filluar me të vërtetë të shqetësohemi.

Methju Karniçing / Politiko

Lexo gjithashtu
Total
0
Share