Nepotizëm në spitalin e Tetovës/ Drejtori Berisha “shpërblen” mikun e djalit me 200.000 euro?!

Një tender prej afro 12 milion denarëve ka përfunduar në duart e familjarëve të miqve të djalit të drejtorit të Spitalit të Tetovës, Agim Berisha.

Materiale për operacione të rënda ortopedike dhe traumatologjike të titaniumit të cilat përdoren në ndërhyrje të rënda që rrallë bëhen në qendrën klinike në Shkup dhe jo më në Tetovë.

Në bazë të dokumenteve të siguruara nga faqja zyrtare për prokurim publik, është zbuluar se drejtori Berisha ka lidhur një marrëveshje për këtë tender me një kompani që ka lidhje të ngushta me familjarët e tij.

Kompania është e lidhur drejtpërdrejt me nusen e djalit të tij dhe këtë fakt ka ngritur shqetësime për mundësinë e një konflikti interesi dhe procedura të dyshimta gjatë tenderimit.

Ne tentuam që të marrim deklaratë nga drejtori I siptalit të Ttetovës Berisha por ky I fundit si herën tjetër edhe këtë rradhë iku me vrap duke ikur nga kamera e Televizionit Klan dhe mbylli dyert me celës.

Ky veprim ka ngritur më shumë dyshime rreth përpjekjeve të mundshme për të fshehur informacionet dhe shmangur transparencën në lidhje me tenderin dhe procedurat e përdorura për të ndarë këtë kontratë.

Asnjë informacion nuk është dhënë në lidhje me numrin e kompanive që kanë konkuruar për tenderin dhe arsyet se përse kjo kompani ka qenë e preferuar, duke ngritur dyshime mbi mundësinë e një konflikti të interesit.

Pavarësisht se procesi i tenderimit kërkon konkurencë të hapur dhe ndjekjen e rregullave strikte, ky rast ka ngritur pyetje të rëndësishme lidhur me ndershmërinë dhe ligjshmërinë e procesit duke pas parasyshë lidhshmërinë familjare të drejorit me pronarin e kompanisë fituese të tenderit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share