Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut znj. Shpresa Jusufi.
Përveç diskutimeve mbi situatën aktuale dhe angazhimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri Sveçla ka pranuar të nënshkruar nga Ministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.
Oliver Spasovski: “Marrëveshjen për themelimin e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Kjo Marrëveshje e nënshkruar sot edhe nga Ministri Sveçla është hartuar mbi marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve dhe ka për qëllim fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit rajonal.
Marrëveshja do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Në
pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Han i Elezit – Bllacë”, kontrollet doganore dhe kufitare do të kryhen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPKK Bllacë) ndërsa në pikën e
përbashkët të kalimit kufitar “Glloboqicë – Jazhincë” kontrollet doganore dhe ato kufitare do të bëhen në territorin e Republikës së Kosovës (PPKK Glloboqicë).
Qytetarët e dy shteteve tona përmes kësaj marrëveshje nuk do ti nënshtrohen më ndalesave të dyfishta por kontrollet do të bëhen vetëm në njërën pikë të kalimit. Ky thjeshtim i procedurave do të krijojë lehtësira të lëvizjes së personave dhe automjeteve. Do të kursejë kohën e qytetarëve dhe do të shmangë pritjet në pikat kufitare.