Nënshkruhet marrëveshja e parë RMV-BE– “FRONTEX” në gjuhën maqedonase

Sot në sallën e ceremonive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizua i ashtuquajturi “Marrëveshja për Frontex”, marrëveshja e parë e tillë ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut ngase është nënshkruar marrëveshja me Frontex në gjuhën maqedonase.

Sot është një ditë e madhe për Maqedoninë e Veriut dhe popullin maqedonas. Sot e nënshkruam Marrëveshjen e Frontex-it në gjuhën maqedonase, pa fusnota, pa shtesa dhe pa yll. Ky është premtimi që e dhashë dhe e realizova”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Marrëveshjen FRONTEKS, e cila ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve, marrëveshje u nënshkrua nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe komisioneres për Punë të Brendshme Ilva Johanson, dhe ambasadori i Republikës Çeke në vend, Jaroslav Ludva, në emër të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së./KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share