Nënshkruhet marrëveshja – Do të rriten rrogat për punonjësit shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot është arritur marrëveshje mes ministrit Fatmir Mexhiti dhe kreut të Sindikatë së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Social, sipas të cilës, do të rriten pagat e punonjësve shëndetësorë. Marrëveshja, siç përcjell Klan Macedonia, përfshin veç të punësuarit në institucionet publike shëndetësore.

“Rritje prej 3,000 denarë, 2,500 denarë ose 2,000 denarë referohen për të gjithë të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, duke filluar nga pagesa për muajin mars, të vitit 2023. Ky është vetëm një nga premtimet që kemi realizuar në drejtim të stimulimit dhe motivimit të punonjësve të shëndetësisë, e me këtë edhe përmirësimit të sistemit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share