Nënë për herë të dytë! Aktorja e njohur jep lajmin e ëmbël

Kate Mara dhe bashkëshorti i saj, Jamie Bell janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ylli i “House of Cards” njoftoi lajmin e ëmbël përmes një fotoje të postuar në Instagram ku ajo dhe gjysma e saj ecin dorë për dore jashtë një hoteli.

“Jemi 3 në këtë foto,” shkroi ajo krahas fotos.

Ky lajm u prit me shumë mesazhe urimi nga fansat dhe miqtë e saj.

Aktori Michael B. Jordan, i cili luajti së bashku me Mara dhe Bell në filmin ” Fantastic Four ” në vitin 2015, komentoi me emoji me tre yje. Ylli i “American Hustle” Michael Peña shkroi: “Urime!!!”

Mara dhe Bell nisëm të takoheshin në vitin 2015 pasi luajtën së bashku në “Fantastic Four”, në të cilin ata luajtën respektivisht Sue Storm dhe Ben Grimm.

Çifti janë prindër të një vajze, e cila erdhi në jetë në vitin 2019./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share