“UKRAINA ËSHTË TEST, NËSE DO TË SHKOHET DREJT DEMOKRACISË OSË SKLLAVËRISË SË RE”
Ballkani përballet me ndikim toksik nga propaganda ruse, përmes rrjetit të fuqishëm të zbulimit të cilin Kremlini e ka vendosur në rajon, thekson politikani opozitar serb Nenad Çanak për programin Klan Debat. Për këtë arsye bën thirrje që të mos mbyllen syrë para agresionit rus në Ukrainë, dhe secili që angazhohet për liri dhe pavarësi të shtetit të tij ta kundërshtojë politikën e Presidentit Putin. Çаnak shton se Ukraina është test për atë nëse njerëzimi do të shkojë në drejtim të lirive demokratike ose skllavërisë së re.
Qëndrimi perandorak i Kremlinit ndaj Ukrainës, por edhe ndaj vendeve të Ballkanit, ku politika ruse përmes rrjetit të saj të zbulimit ka ndikim “toksik”, duhet të çrrënjoset – vë në dukje politikani opozitar serb, deputet dhe lider i paradokohshëm i Ligës së Socialdemokratëve, Nenad Çanak. Në të kundërt do të vazhdojë të përhapet dhe të të destabilizojë.
“Është në pyetje lufta në mes vlerave evropiane kundër një koncepti totalitar të diktaturës që promovohet ne Kremlini, i cili ka imituesin e tij në Beograd, i cili gjithashtu ka një mikroimitues në Banja Lukë. Praktikisht, në qoftë se nuk e ndërprisni këtë zinxhir të së keqes, do të vini në pozitën që ai vazhdimisht në mënyrë malinje të ndryshojë dhe të krijojë metastazat e tij dhe të jetë burim i jostabilitetit të vazhdueshëm” – tha Nenad Çanak, serbi.
Arsyetimi për dënimin e rolit të Perëndimit dhe mbështetja e Rusisë në raport me Ukrainën, në mënyrë të përbashkët për një përqindje të lartë të popullsisë në disa vende në rajon, edhe në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht krahasimi i bombardimit të NATO-s në Serbi dhe shkëputja e Kosovës, sipas Çanak është plotësisht i pabazë.
“Këto janë gjëra plotësisht të ndryshme. Mos harroni se bombardimi në Serbi dhe në Mal të Zi në vitin 1999 ishte fundi i katër luftërave që u zhvilluan paraprakisht, në Slloveni, Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Tani propaganda ruse shërbehet me Kosovën, si shembull se mund të shkëpusë një pjesë të territorit të shtetit, kështu që në këtë bazë Donbasi të jetë shtet i posaçëm ose pjesë e Federatës Ruse. Gënjeshtër dhe manipulim. Secili që i referohet bombardimit të Serbisë dhe të Malit të Zi, si srgument për këtë që ndodh në Ukrainë, ai ose është keqdashës ose shumë keqdashës” – tha Nenad Çanak.
Në bisedën për Klan Debat, Çanak vë në dukje se parimi bazë i shoqërisë moderne duhet të jetë vetëdefinimi i secilit, ndërsa insistimi se Ukraina është Rusi, ose Mali i Zi është Serbi, ose se Maqedonia e Veriut është Bullgari, është i palejueshëm. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA