Nëna kërkon nga ministri ilaçin për birin e saj 13 vjeçar me hemofili

“Dua që fëmija im të luajë si fëmijët e tjerë, s’dua të mbetet i lidhur me krevatin”

10 fëmijë me hemofili rrezikojnë të mbesin pa ilaçin që e marrin 12 vite me radhë. Njëri prej tyre është Matej, 12 vjeçar. Nëna e tij, Sonja Dimovska thotë që kanë biseduar me ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti por deri më tani nuk kanë asnjë përgjigje.

“Ne kërkojmë që të vazhdojmë të marrim terapinë që e kemi marrë 12 vite, që mos të na ndyshohet molekula, ashtu edhe mjekja tregoi dokumentin në takimin me ministrin, sipas ekzaminimit pasi që me ndryshimin e ilaçit mund të bëhen inhibitor”, u shpreh Sonja Dimovska.

Ministri i Shëndetësisë thotë që terapi për pacientët me hemofili ka por se cilat ilaçe do të marrin do të vendosin ekspertët.

“Në këtë drejtim nuk kemi asnjë problem. Terapi ka. Pacientët janë të mbuluar. Nuk e di përse hapet kjo temë. Nëse dikush mendon se do të japim ndonjë barnë të caktuar se ashtu dëshiron të vendos dikush, unë shumë qartë e kam qëndrimin. Unë nuk e kam ndërmend aspak të përzihem ose të bëjë presion te mjekët dhe profesionistët dhe eksperët te lëmive të shëndetësisë. Tash e tutje dhe njëherë e përgjithmonë ne si popull edhe dhe si shtet duhet të mësohemi se në shëndetësisë duhet t’i respektojmë mendimin e ekspertëve”, deklaroi ministri Fatmir Mexhiti.

Sonja thotë që mjekja gjatë takimit ka dëshmuar me fakte se këta fëmijë kanë nevojë për këtë faktor të koagulimi.

“Ne nuk kërkojmë me vetiniciativë por kJo është këshillë nga mjeku. Djalin tim mjekja e trajton ka 14 vite. Ajo ditë e natë është në kontakt me neve dhe e di se çfarë terapi ka neovojë. Gjithçka është bazuar me fakte dhe dokumente”, thotë Sonja Dimovska.

Ajo nuk dëshiron që fëmiju i saj të përfundoj lidhur në krevat.

“Unë njo fëmijë që janë me inhibitor, disa u shpërngulën nga shteti jonë pasi që në vendin tonë nuk ka ilaçe të mjafueshme këto këto pacinetë, ndërsa të tjerët janë të lidhur me krevat”, u shpreh Dimovska.

Deri më tani me marrjen e terapisë djali i saj 13 vjeçar po funskionon si fëmijët tjerë.

“Askush nuk e pyet pacientin dhe neve prindërve si jetojmë. Ai për momentin ndjehet normal nuk ka asnjë mungesë. Në shkollë funskionon normalisht. Pse t’ia marrin atë?”, deklaroi Sonja Dimovska./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share