Xhelozia ishte motivi i vrasjes së Elena Del Pozzo, 5-vjeçares që u zhduk të hënën në Catania. Nëna e saj Martina Patti ndjente xhelozi ndaj partneres aktuale të ish-burrit të saj, babai i të miturës. Mesa duket 23-vjecarja nuk e duronte dot faktin që vogëlushja po afeksionohej pas të dashurës së re të babait të saj. Dhe për këtë arsye ajo e goditi atë disa herë me thikë pas shpine. Martina Patti rrëfeu nën presionin e hetuesve se e kishte kryer krimin e vetme.
Ajo e goditi për vdekje vajzën e saj në qafë dhe në shpinë me një thikë kuzhine, në shtëpi pas kthimit nga kopshti, më pas e mori dhe e fshehu trupin në 5 qese të vogla plastike në një fshat të braktisur, duke u përpjekur ta mbulonte me dhe hi llave.
23-vjeçarja inskenoi fillimisht skenën e rrëmbimit të vajzës së saj nga 3 persona njëri prej tyre i armatosur një version të cilën hetuesit nuk e besojnë.
Kjo u vërtetua më pas nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë në zonën ku e ëma kishte deklaruar se ishte rrëmbyer ku nuk ishin parë burra me kapuç. Anomalia tjetër ishte se e reja nuk kishte kërkuar ndihmë menjëherë duke telefonuar policinë, por fillimisht shkoi në shtëpi dhe më pas me familjen paraqiti denoncimin.
Klan News