Duke folur në kanalin YouTube të Navalny, Navalnaya tha se autoritetet ruse pretenduan se e dinin shkakun e vdekjes së tij dhe kishin “të gjitha dokumentet mjekësore dhe ligjore”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se është dërguar në morg për të parë trupin e tij të mërkurën dhe ka firmosur certifikatën e vdekjes.
Navalnaya gjithashtu pohoi në video se hetuesit po e “kërcënonin” atë të pranonte një funeral të fshehtë për djalin e saj, ose “ata do të bëjnë diçka me trupin e djalit tim”.
“Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey”, tha ajo.
Navalnaya tha se Komiteti Hetimor Rus që heton vdekjen e djalit të saj do të dëshironte ta varroste trupin e tij “fshehurazi pa thënë lamtumirë”.