Nejmari në gjyq, prokurorët kërkojnë 2 vjet burg

Sulmuesi brazilian dhe tetë të tjerë kanë dalë në gjyq në Barcelonë, të akuzuar për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e Nejmarit nga Santos te Barcelonë, në vitin 2013.

Sulmuesi 30-vjeçar dhe babai i tij aritën në Spanjë të hënën në mëngjes, ndërsa prokurorët spanjollë kërkojnë një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 10 milionë euro për Nejmarin. Ata gjithashtu po kërkojnë një dënim me pesë vite burg për ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell dhe një gjobë prej 8,4 milionë euro për klubin katalanas.

Çështja përqëndrohet në pretendimin e bërë nga firma braziliane e investimeve “DIS”, e cila zotëronte 40% të të drejtave të Nejmarit, kur ai ishte në Santos, se ajo humbi shkurtimin e drejtë nga transferimi i lojtarit për shkak se vlera e marrëveshjes ishte nënvlerësuar.

“Nejmar, me mirëkuptimin e prindërve të tij dhe të bordeve të drejtorëve të Barcelonës dhe Santosit, tradhtoi besimin e klientëve të mi”. Kostoja reale e transaksionit mes Santos dhe Barcelonës ishte 82 milionë euro, dhe vetëm 17 milionë euro, u shfaqën si transferim zyrtar”, tha avokati i “DIS”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share