“Nedeljnik”: Në mesin e 100 më të pasurve nga rajoni – 8 nga Maqedonia e Veriut!

Revista serbe “Nedeljnik” tradicionalisht për fundvit publikon listën me 100 njerëzit më pasur të rajonit. Merren parasysh shtetet që në të kaluarën kishin qenë pjesë të Jugosllavisë.

Në mesin e 100 njerëzve më të pasur, 8 janë nga Maqedonia e Veriut.

Në vendin e 32-të në rajon, kurse të parin në RMV është Zhivko Mukaetov – “Alkaloid”, vlera e të cilit në 2024 është 784.183.300 euro.

Në vendin e 44-të, port ë dytin në RMV është Andreja Josifovski – “Makpetrol” me 625.492.580 euro.

Ilija Geçev – “IGM Trejd” është në vendin e tretë në RMV me 573.787.416 euro.

Në vendin e 85-të në listën e rajonit gjendet Goce Kamçev – “KAM” me 274.590.435 euro, pas tij, Slobodan Kutrevski – “Pekabesko” me 267.171.362, Strasho Milenkovski – “Granit” me 265.799.470 euro, Vladimir Todoroviq – “Tineks” me 217.957.480 euro gjendet në vendin e 97-të, kurse në vendin 100-të dhe të 8 në Maqedoni renditet, Visar Jakupi – “Kipper Market” me 209.995.590 euro.

Njerëzit më të pasur në rajon janë “Infobip” – Kroaci, respektivisht Silvio dhe Robert Kutiq dhe Izabel Jeleniq me vlerë mbi 3 miliardë euro, pa tyre renditet Miroslav Mishkoviq – “Delta Holding” Serbi me 2.8 miliradë euro, derisa i treti është Dubravko Grgiq nga “Agram Group” Kroaci me 2.79 miliardë euro.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share