Në Zvicër frikësohen se FIFA mund të hapë hetime ndaj Xhakës për gjestin e bërë dhe fanellën e Jasharit

Granit Xhaka ka zhvilluar një ndeshje spektakolare për Zvicrën në fitoren 3-2 ndaj Serbisë.

Si një kapiten i vërtetë, Xhaka tregoi lidership duke udhëhequr Zvicrën drejt fitores dhe kalimit në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Megjithatë ndeshja ishte shumë e tensionuar dhe Xhaka u përballë me serbët në dy raste.

Fillimisht pas protestave nga banka rezervë e serbëve, Xhaka ua kapi organin gjenital, derisa pati një përplasje me ta edhe në fundin e ndeshjes.

Por fitorja e arritur bëri që Xhaka të festonte me fanellën e Jasharit (Ardon Jashari), në fund të sfidës. Këtë gjest Xhaka e bëri për ta kujtuar familjen heroike të Adem Jasharit, por ai në deklaratë tregoi se nuk kishte të bënte për politikë, por thjesht për ta përkrahur shokun e tij të skuadrës, Ardon Jasharin.

Serbët e kanë marrë këtë si provokim dhe mediat në Zvicër po i frikësohen faktit se FIFA mund të hapë hetime në drejtim të kapitenit Granit Xhaka.

Gazetat e mëdha zvicerane Blick dhe 20min.ch, kanë raportuar se Xhaka mund të rrezikojë dënimin, por më shumë për gjestin e bërë duke kapur organin gjenital se sa për fanellën Jashari.

Por edhe në rast se dënohet Graniti, nuk pritet të jetë ndonjë dënim i madh apo me ndonjë ndeshje mos lojë.

Në vitin 2019 trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone festoi një gol të skuadrës së tij duke kapur organin gjenital, por UEFA e dënoi vetëm me 20 mijë euro.

Gjithsesi Graniti e arriti qëllimin e tij t’ia tregoj vendin serbëve, por edhe të festoj me një mbiemër legjendar në fanellë si Jashari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share