Në Viti parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra nga Maqedonia e Veriut

Policia kufitare e Kosovës mbrëmë rreth orës 19:50 në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Policia njofton se “gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedurë të rregullt. /EO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share