E ashtuquajtura “Brigada Veri” ka vazhduar me krijimin e grafiteve të reja në Mitrovicë të Veriut.
Përmes tyre, serbëve u kërkohet që siç thuhet “të tregojnë rezistencë më 21 nëntor”, ditën kur do të fillojë shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk i kanë konvertuar targat e tyre në RKS.
“Nga 21 Nëntori është detyrim i të gjithëve që të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”.
“Nuk ka dorëzim! KM mbetet!”, është mbishkrimi i fotografive që janë publikuar në profilin e Instagramit, “Nuk ka dorëzim, KM mbetet”.
Këto mbishkrime janë vendsour në momunumentin e Car Llazarit në veri të Mitrovicës, transmeton Klankosova.tv.