Në vendkalimin hekurudhor në Llojan mungon sinjalizimi adekuat

KOMUNA THOTË SE NUK KA KOMPETENCA, SIPAS HEKURUDHAVE SINJALIZIMI FUNKSIONON

Mungesa e sinjalizimit rrugor vazhdon të jetë shqetësim për banorët e fshatrave të Kumanovës, nëpër të cilat kalon hekurudha. Edhe përkundër presionit të madh mediatik me vite, hekurudha vazhdon të ketë nivel të ulët të sigurisë. Përpos vendkalimit hekurudhor në fshatin Ramanli, ku edhe ka pasur më shumë aksidente si pasojë e këtij problemi, edhe vendkalimi në Llojan, nuk ka pajiset për mbyllje të trafikut, të cilat lëshohen me afrimin e trenit. Edhe këtu ka vetëm shenja ndriçuese dhe akustike. Megjithatë, banorët thotë se as ato nuk janë funksionale.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski thotë se, nuk ka kompetenca për rregullimin e sinjalizimit hekurudhor. Madje, ai thotë se ky problem është në shumë lokacione brenda territorit të kësaj komune.

“Komuna nuk ka kompetenca në rregullimin e pajisjeve për mbyllje të trafikut dhe vendkalimeve hekurudhore. Ne kemi disa probleme të tilla në territorin e Komunës së Kumanovës. Reagojmë në vazhdimësi te hekurudhat, nuk kemi asnjë përgjigje. Ka reagime të vazhdueshme nga ana jonë, jo vetëm për atë vendkalim, për të gjitha vendkalimet që janë në territorin e Komunës së Kumanovës. Fatkeqësisht nuk vjen deri te rikonstruimi i tyre” – tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

Ndërkaq nga Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë thonë se, kanë vlerësuar se aty duhet të ketë vetëm sinjalizimi ndriçues dhe akustik, për çka pretendojnë se janë funksionale, megjithatë sipas tyre.

Sipas të dhënave të MPB-së, vetëm në vitin 2023 në vend ka pasur tetë aksidente hekurudhore, prej të cilave katër me pasoja fatale, tre me dëm material dhe një aksident me lëndime të rënda. Në këto aksidente, kanë humbur jetën katër persona, një është me lëndime të rënda trupore dhe 15 persona janë me lëndime trupore. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share