Në varrin 5-mijë vjeçar të mbretëreshës gjenden qindra kavanozë me verë

Rreth 5000 vjet më parë, mbretëresha Meret-Neith konsiderohej gruaja më e fuqishme në Egjiptin e lashtë dhe zbulimet e fundit arkeologjike sapo e kanë konfirmuar.

Një ekip arkeologësh nga Universiteti i Vjenës ka zbuluar “qindra kavanoza të mëdha vere”, disa ende të mbyllura, në varrin e saj në Abydos. Sipas arkeologëve, në disa prej kavanozave vera ishte ruajtur shumë mirë e madje kishin gjetur fara të lashta rrushi.

Veç këtyre u gjetën dhe disa mbishkrime që tregonin se mbretëresha ishte përgjegjëse për zyrat qeveritare, duke përfshirë thesarin. Ekspertët deklarojnë se tashmë mund të thuhet me bindje se Meret-Neith ishte faraonia e parë e Egjiptit të Lashtë.

Kompleksi i varrit, i cili është bërë nga tulla balte dhe dru, përfshin gjithashtu 41 varre që u përkasin oborrtarëve dhe shërbëtorëve të mbretëreshës.

Besohet se këto varre janë ndërtuar për një periudhë të gjatë kohore, duke përforcuar idenë se njerëzit e thjeshtë, trupat e të cilëve u gjenden pranë varrit të mbretëreshës, u vranë për të zbatuar atë që në Egjipt e quanin ‘sakrifica njerëzore për Faraonin’.

Abydos është rreth 340 milje në juglindje të Kajros./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share