Në UT u pritën në takim përfaqësuesit e shoqatës gjermane për bashkëpunim teknik GIZ

Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Agon Memeti,  gjatë ditës së sotme priti në takim Mark Barrett, udhëheqës i shoqatës gjermane për bashkëpunim teknik (GIZ) për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Eviz Hanin, këshilltar rajonal i GIZ. Ky takim kishte për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, për  ngritjen e kapaciteteve hulumtuese, komercializimin e tyre,  hulumtimin e projekteve  me interes të përbashkët dhe kyçjen e studentëve për eksperiencë praktike në projektet e GIZ.

Prorektori për Shkencë, Agon Memeti, gjatë këtij takimi theksoi nevojën për  identifikimin e interesave të përbashkëta hulumtuese, krijimin e  projekteve të përbashkëta kërkimore, shkëmbimin e stafit, mundësinë e financimit të hulumtimeve të ndryshme, si dhe mbajtjen e punëtorive dhe seminareve për qëllime kërkimore-shkencore.

Ndërsa, Mark Barrett tha se, fillimisht do të iniciojë një marrëveshje të përbashkët, në këtë mënyrë duke sjellë një ekspert gjerman për krijimin e një strategjie mbi bazë të së cilës do të vendoset një marrëveshje konkrete bashkëpunimi.

Përndryshe, GIZ ka për qellim zbatimin e projekteve, që fokusohen në nxitjen e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share