Në Universitetin e Tetovës, sot u mbajt konferenca vjetore doktorale. Kjo konferencë organizohet në përputhje me strukturën e studimeve, si dhe me Rregulloren për kushtet, kriteret, rregullat e regjistrimit dhe studimit në ciklin e tretë të studimeve. Konferenca realizohet me qëllim që, mentorët dhe anëtarët e komisioneve në fakultetet përkatëse ta përcjellin punën dhe arritjet e deritanishme të kandidatëve në fushën shkencore – hulumtuese.
Komisionet përkatëse u përfaqësuan nga Prof. Dr. Vullnet Ameti, në cilësinë e anëtarit të Komisionit universitar të studimeve të doktoraturës, ndërsa nga Fakulteti Pedagogjik morën pjesë, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi dhe Prof. Dr. Fadbi Osmani; nga Fakulteti Ekonomik Prof. Dr. Brikend Aziri, Prof. Dr. Raman Ismaili; nga Fakulteti Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu, Prof. Dr. Abdylnaser Sinani, Prof. Dr. Metush Sulejmani, Prof. Dr. Metin Izeti, Prof. Dr. Ziber Lata dhe Doc. Dr. Zejni Mazllami, të cilët i ndoqën të arriturat studimore të studentëve doktorantë të fakulteteve të sipërshënuara.
Gjatë kësaj konference komisionet e përbëra nga anëtarët e Këshillit universitar të studimeve të doktoraturës, mentorët dhe profesorët e lëmenjve shkencorë, i vlerësuan prezantimet publike të kandidatëve për punën e deritanishme dhe njëherazi ua përcollën sugjerimet kandidatëve deri në finalizimin e plotë të disertacionit të doktoraturës.