Nga viti i ri akademik 2023/2024, do të funksionojë sërish Lektorati i gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, përcjell KlanM.
Është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Seminarit Ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Shoqëria Maqedonase “Ilinden” nga Tirana.
Dekanati i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, përfaqësuar nga dekani, prof. Dr. Esmeralda Kromida, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për rihapjen e Ligjëratës që Shoqëria Maqedonase “Ilinden” përmes kryetarit të saj, Nikolla Gjurgjaj, u ka dërguar./KlanMacedonia