Pas tërmetit shkatërrues të së hënës në Turqi, me magnitudë 7.9 ballë të shkallës Rihter, deri më tani në vend janë regjistruar 648 tërmete të njëpasnjëshme, njoftoi sot Drejtoria për situata emergjente.
Më shumë se 79,000 njerëz janë angazhuar në operacionet e shpëtimit, ndërsa në zonat e prekuara janë dërguar 5,402 automjete të rënda, kryesisht ekskavatorë, rimorkiatorë, vinça, buldozerë, kamionë, njoftoi agjencia Anadollia.
Një transport ajror është krijuar gjithashtu për të transportuar personel dhe furnizime nga Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri në rajonin e prekur nga tërmeti. /MIA