Në Todor Proevski Arena këndohej ”Ubi shiptara”

21 TË ARRESTUAR, 2 TË RRAHUR DHE 1 PERSON I THERUR NË NDESHJEN SHKUPI-LEVSKI

Në stadium i mbronte policia dhe lirshëm shanin dhe ofendonin në bazë etnike.

Në të njëjtën mënyrë provuan të provokojnë në Çair, por ja si përfunduan.

Sipas informatave që i morëm nga burime brenda spitalit të qytetit, tre tifozët të lënduar kanë qenë me fanella të ekipit bullgar Levski. Dy prej të lënduarve janë liruar nga spitali pas trajtimit, e njëri i cili është therur me thikë u operua dhe është në gjendje stabile.

”Kishte disa vetura të cilët nuk ishin të organizuara me tifozët të tjerë bullgar dhe gjatë kalimit në komunën e çairit, pas një provokimi të cilit e bëjnë, një person plagoset, për momentin punohet për rastin dhe për identifikimin e të gjithë personave të cilët kanë marrë pjesë në këtë incident pas çka do t’ju informojmë me kohë” – tha Spasovski.

Probleme pati edhe para fillimit të ndeshjes, ku tifozët bullgar u ndeshen me policinë. Si rezultat i këtyre përleshjeve, 19 tifoz bullgar nuk e panë ndeshjen për shkak se përfunduan të arrestuar.

”Prej fillimit të ndeshjes deri në fund të ndeshjes nuk mund të them që s’kemi pasur problem. Gjithësej 21 persona janë privuar nga liria, 19 persona shtetas të Bullgarisë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Dy shtetasit tanë janë tifoz të FC Shkupit” – deklaroi Spasovski.

Nuk munguan as korret të tipit Maqedonia është Bullgari dhe ofendime tjera për shtetin. Referi i ishte i detyruar që ta ndërpres ndeshjen për disa minuta për shkak të korreve raciste. Pas dy javëve, ekipi i Shkupit do të jetë mysafir i Levskit në Sofje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share