Në Tetovë dalja deri në orën 9 për zgjedhjet parlamentare është 3,23 për qind, për ato presidenciale 2,22 për qind

Nga 86.550 qytetarë deri në orën 9 në Komunën e Tetovës kanë votuar 2.761 votues ose 3,23 për qind e qytetarëve për zgjedhjen e deputetëve. Dalja deri në orën 9 në komunat rurale të Tetovës për zgjedhjet parlamentare është Bogovinë 1,43 për qind, Bërvenicë 3,07 për qind, Zhelinë 2,11 për qind, Jegunocë 3,47 për, Tearcë 2,75 për qind, Tetovë 3,23 për qind.

Për zgjedhjen e presidentit nëkuadër të Komunës së Tetovës nga 86.405 qytetarë kanë votuar 1.898 ose 2,22 për qind. Për zgjedhjet presidenciale, deri në orën 9 në komunat rurale të Tetovës dalja është Tearcë 1,72 për qind%, Bërvenicë 2.77 për qind, Bogovinë 0,57 për qind, Zhelinë 1,10 për qind, Jegunocë 3,11 për qind.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share