Në tabelën informative shkruan se do vijë për dy minuta, autobusë nuk ka

Qytetarët me orë presin autobus në shi

Edhe pse në tabelën informative shkruan se autobusi do të vijë për një ose dy minuta, kjo nuk ndodh, qytetarët presin autobusa me orë, ndërsa ato privat fare nuk kalojnë.

“Ka problem edhe me autobusar privat por edhe me ato shtetërorë. Po pritet shumë, ndodh ndonjëherë të shkruan në tabelën informative se do të vjen një autobus ndërkaq nuk vjen fare. Nuk është e sigurtë a do vjen autobusi apo jo për këtë shkak dalim nga shtëpia më herët”, thotë një qytetar.

Më rëndë e kanë banorët e fshatrave që shqyrtëzojnë transportin urban. Një qytetare ka një orë që pret autobus për të shkuar të shtëpi.

“Ka një orë që po pres. Cili numër 32. Ky është autobus shtetëror por nuk ka”, thotë qytetari tjetër.

E pas një ore i erdhi autobusi.

“Nuk ka autobusë shpesh. Ne jemi të fshatit, sot fare nuk ka autobusë”, thotë qytetari.

“Sa kohë prisni autobusë? Gjysmë orë e më shumë. Cilin numër? 2sh. Kjo ndodh përshkak se më nuk qarkullojnë autobusat privat por edhe ato kanë të drejtë nuk mund të mbijetojnë pa rrogë. Duhet tu paguhet”, thotë një qytetar.

“Problemi qëndron tek organizimi i qarkullimit të autobusave. Tash në këmbë do të shkojmë”, thotë qytetari.

“Ne duam të gjejmë një zgjidhje. Por fillimisht të fillojë pagesa që t’i mbulojmë shpenzimet ditore që i kanë shoqferat e autobusave. Greza e disa linjave do të vazhdojë që në këtë mënyrë po e shprehim revoltën tonë pasi nuk asnjë asnjë vullnet për të mbrojtur interesi publik”, thotë Lenin Jovanovski, drejtor i “Sloboden prevoz”.

Ndërsa dje kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u bëri thirje përfaqësuesve të shoqatave private të autobusave privat “ Slloboden prevoz dhe “Makekspres” të protestojnë para selive të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pasi drejtorët e tyre kanë gjeneruar borxh, ndërsa duan ta paraqësin si dështim të tanishëm të Qytetit./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta
Pamjet: Mejrem Uzeiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share