Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur.
Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritja për dalje nga shteti sot në mëngjes është rreth 30 minuta, ndërsa në Tabanoc rreth 1 orë për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.