Në Sofje mbahet takimi i dytë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar në mes Bullgarisë dhe RMV-së

Sot në Sofje mbahet takimi i dytë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, i cili bashkëkryesohet nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska.

Në takim pritet të shqyrtohen aktiviteteve të mëparshme për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, puna e grupeve të punës, si dhe projeksioni i aktiviteteve të ardhshme mes dy vendeve.

Pas përfundimit të takimit pritet nënshkrimi i Protokollit, i cili është edhe procesverbal i mbledhjes së Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar.

Në takim, përveç Ministrit Osmani, janë të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski. si pjesë e delegacionit qeveritar.

Komisioni i përbashkët ndërqeveritar është pjesë e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share