Një lajm i shkëlqyeshëm për adhuruesit e futbollit në Tetovë, edhe pse akoma nuk është zyrtarizuar nga personat kompetentë se stadiumi i qytetit “Ecolog Arena” në Tetovë, nga shtatori i këtij viti do të nis të riparohet .
Sipas disa burimeve të Klan Maqedoni, stadiumi do të ketë një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo që është aktualisht dhe do të adaptohet që KF Shkëndija, nga sezoni i ardhshëm ndeshjet evropiane do të ketë mundësi ti zhvillojë në shtëpinë e vet dhe para publikut të vet.
Kujtojmë se skuadra kuqezi duke filluar nga viti 2011 kur për herë të parë si kampione e vendit mori pjesë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve e deri më sot ka zhvilluar gjithësej 49 ndeshje ndërkombëtare, por për fat të keq të gjitha ndeshjet në cilësinë e vendasit i ka zhvilluar në Shkup, Kumanovë dhe Strumicë . /KlanMacedonia/