“Ne shqiptarët jemi pak inatçorë”, Fjorentina Halili: Nuk kam marrë kurrë kredi për pushimet

Fjorentina Halili shprehet se i pëlqen jeta e thjeshtë dhe se nuk ka marrë asnjëherë kredi për pushimet me qëllimet që të duket në sytë e të tjerëve.

E ftuar në emisonin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Halili thotë se shqiptarët si popull janë pak inatçorë dhe këtë deklaratë e lidh me dëshirën që sipas saj, duam të bëjmë atë që e bën dhe tjetri.

Fjorentina Halili: Ne shqiptarët jemi pak inatçorë, kemi dëshirë të bëjmë atë që bën tjetri edhe ne. Pjesa e televizionit të bën të kopjosh. Ne e kemi pak të pjesën që pse të mos e bëj edhe unë, atë që ka një X person që është i pasur. Pse unë të mos bëhem në Instagram e famshme edhe të ha falas. Mua me thënë të drejtën, unë jam njëlloj personi që nuk më pëlqejnë këto gjëra. Jam shumë e thjeshtë si njeri. Unë jam aq e thjeshtë sa nuk e shikoj fare këtë pjesë e lekëve dhe kur më ofrohet, them që unë nuk dua lekë. Nuk më ka ndodhur kurrë që të marr kredi për pushimet./tvklan.al

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share