Në Shkup sanksionohen 237 shoferë, 79 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.03.2023) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 237 sanksione, prej të cilave shtatëdhjetë e nëntë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër masa për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, tri sanksione për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share