Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.11.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 203 masa, nga të cilat 36 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tetë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.
Janë vendosur 14 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), pesë masa për automjete të paregjistruara…
Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB-ja.