Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.08.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 sanksione, prej të cilave tridhjetë e nëntë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për shoferët e motoçikletave, pesëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe trembëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, dymbëdhjetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë masa për tejkalim në mënyrë jo të rregullt, gjashtë masa për mosrespektimin e përparësisë së kalimit…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Lexo gjithashtu
LSDM kërkon përgjegjësi për rastin me Gashin, Kuzevska: Në pikën kufitare Bllacë ka keqpërdorime të rënda
Rasti i kryeparlamentarit Afrim Gashi, i cili ndodhej në një ngjarje private në Kosovë me veturë zyrtare, ka…
20.08.24 12:54
MEPSO nuk ka marrë njoftim për rritjen e rrymës
MURTEZANI: TARIFA DO TË NDRYSHOJË VARËSISHT NGA LLOGARITJET MEPSO ende nuk ka marrë njoftim zyrtar për rritjen e…
18.12.22 15:07
“Ndjehuni si në shtëpinë tuaj”, Vuçiq mirëpriti presidenten Siljanovska në manastirin “Shën Prohor Pçinjski”
Presidentja Gordana Siljanovska, me rastin e shënimit të 2 gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, sot vizitoi manastirin…
02.08.24 13:45