Në Shkup sanksionohen 165 shoferë, 60 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.07.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 165 sanksione,  prej të cilave gjashtëdhjetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për shoferët e motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë masa për shfrytëzimine  telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit , njëmbëdhjetë sanksione për mosrespektimin e përparësisë së kalimit, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB Apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share