Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.09.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 163 sanksione, prej të cilave shtatëdhjetë e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëzet sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe katër gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për automjete të paregjistruara, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.