OSMANI-AGELER: ME LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DO TË PËRFORCOHET BASHKËPUNIMI”
Në takimin e sotëm në mes shefit të diplomacisë Bujar Osmani dhe ambasadores amerikane në Maqedoninë e Veriut Anxhela Ageler, sërish lufta kundër korrupsionit në vend ka qenë temë e bisedës. Jozyrtarisht mësohet se vizita e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në vend që këtë javë, do të ndodhë pas Vitit të Ri.
Këshilltari në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Shole dhe delegacioni ku duhej të ishte edhe emisari I posacëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, kanë anuluar vizitën në Maqedoninë e Veriut. Ambasada amerikane në Shkup ka konfirmuar se kanë marrë njoftim se ekipi amerikan, I cili të mërkurën duhej të udhëtonte në Shkup, ka anuluar vizitën e rajonit pas vitit të ri, pa dhënë ndonjë sqarim shtesë.
Paralajmërimet për mbërritjen e delegacionit amerikan, kishin shkaktuar lëvizje në vend dhe ka ngritur supozimet se kush mund të gjendet në “listën e zezë” të SHBA-ve për shkak të krimit dhe korrupsionit.
Edhe pse për momentin nuk ka asnjë rezultat nga pritshmëritë për zbardhjen e shpejtë të “aktorëve të marrëveshjeve korruptive nga rradhët e administratës shtetërore”, kjo temë mbetet në tryezën e takimeve dypalëshe. Këtë e dëshmon edhe takimi I sotëm I Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani me Ambasadoren amerikane në vend, nxhela Ageler.
“Në pajtim me prioritetet tashmë të vërtetuara, fusha e parë e bashkëpunimit të përforcuar në suaza të Planit Aksional është sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, me çka do të përforcohet bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë fushë.” – thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Osmani ka shprehur pritshmëri se Plani Aksional, që përmendet, së shpejti do të miratohet nga ana e Qeverisë dhe do të fillojë zbatimi i tij. Për momentin nuk zbardhen detaje nga ky dokument. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA