Në Shkup nesër takim i Komisionit të partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të udhëheqë takimin përfundimtar të Komisionit të Partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut (A5), me të cilin rrumbullakohet kryesimi i Maqedonisë së Veriut me A5 për vitin 2023.

Në fokus të takimit do të jenë arritjet dhe e ardhmja e Kartës, si dhe situata aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Në iniciativë, përveç Maqedonisë së Veriut, vende anëtare janë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Peshë të veçantë politike nismës i jep anëtarësimi i partnerit tonë strategjik, SHBA-së.

Sipas parimit të rotacionit, në vitin 2024 kryesimi me SHBA-Karta e Adriatikut do ta marrë Republika e Shqipërisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share