Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (05.02.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 masa, nga të cilat 36 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për shofer fillestar, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.