Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit ka vazhduar edhe dje me kontrolle në komunikacion, duke shqiptuar gjithsej 136 masa, prej të cilave 60 sanksione për ngasje me shpejtësi të kufizuar, shtatë për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe gjashtë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Sipas MPB-së, pesë sanksione janë shqiptuar për kalimin e semaforit të kuq, tre për moslejimin e rrugës për këmbësorët,…
-Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në MPB.