Në shkollën e mesme të Mjekësisë, drejtori akuzohet për keqpërdorim fondesh

NGA KOMUNA THONË SE PRESIN RAPORTIN E REVIZIONIT

Në një konferencë për shtyp, këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Tetovës akuzuan drejtorin aktual të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”, Binaz Pajaziti, për keqmenaxhim të shkollës. Sipas Liridon Dishës, këshilltar i BDI-së, kjo shkollë po përballet me një sërë problemesh që po e çojnë drejt kolapsit, për shkak të abuzimeve të ndryshme që lidhen me tenderët për rinovimin e objektit, furnizimin me materiale, organizimin e shëtitjeve, blerjen e uniformave dhe të tjera.

“Kërkojmë që personi në fjalë sa më shpejtë të jep dorëheqje ose të shkarkohet nga Sektori i Arsimit, si dhe emërimi i drejtorit të ri të mos bëhet duke u bazuar në vota po në cilësi, kapacitet dhe aftësi menaxhimi.Për drejtorin aktual Binaz Pajaziti, qarkullojnë informatat se ka keqpërdorur me fondet e shkollës së mesme medicinale, duke filluar nga shëtitjet e nxënësve, uniformat, rinovimet dhe gjithçka që ka bërë që kur është emëruar drejtor. Ftojmë organet kompetente që të fillojnë hetimin e këtij rasti në shkollën e mesme të mjekësisë” tha Liridon Disha/ Këshilltarë i BDI-së në Komunën e Tetovës.

Nga Sektori i Arsimit në Komunën e Tetovës thonë se në shkollë është bërë një inspektim i jashtëzakonshëm dhe, nëse vërtetohen parregullsitë, do të ndërmerren masa konkrete. I pyetur nëse drejtori Binaz Pajaziti do të shkarkohet, drejtuesi I sektorit tw arsimit nw Tteovw Nazmi Dauti nuk e konfirmoi, por as nuk e mohoi një mundësi të tillë.

“Të gjitha çështjet që pretendohen janë organet e tjera kompetente, në këtë shkollë sipas informacioneve që kam kam ka realizuar një kontrollë edhe revizioni komunal i brendshëm dhe presim një raport final, normal nëse do të hasen shkelje dhe parregullsi nga ana themeluesit do të merren masa adekuate”

Akuzat e ngritura nga këshilltarët e BDI-së ndaj drejtorit të Shkollës së Mesme “Nikolla Shtejn” hedhin dritë mbi problemet e mundshme të menaxhimit brenda këtij institucioni.Ndërkaq mediat kanë informuar edhe për disa keqpërdorime të tjera siç ishte rasti i regjistrimeve ku mbi 100 nxënës shqiptar ishin deklaruar si Rom për të kaluar me më pak pikë regjistrimi dhe ky skandal sipas infprmatave tona ka prishur marrëdhëniet institucionale mes shkollës dhe komunës që kjo e fundit pritet nw ditwt nw vazhdim të sjell vendim për shkarkimin e drejtorit Binas Pajaziti. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share