Sot në Tetovë do të mbahet protestë nga qytetarët në mbështetje të Palestinës.
Protesta do të fillojë në ora 13:30 në sheshin “Iliria”.
“Palestina çështje humanitare”, thuhet në pankartën informative të protestës.
Protesta në mbështetje të Palestinës u mbajt edhe në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe në shumë qytete të mëdha anembanë botës.
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, ndërkaq ushtria izraelite më pas nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.
Deri më tani, numri i të vrarëve palestinezë është mbi 7 mijë, ndërkaq numri i të vrarëve izraelitë është mbi 1.400.