Nga shorti i së premtes nuk pati asnjë fitues
Jackpot i Mega Millions në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të rritet në 1.55 miliardë Dollarë.
Në shortin e hedhur të premten mbrëma jackpot arriti në 1,35 miliardë dollarë, por nga goglat e hedhura rezultoi të mos kishte asnjë fitues.
E marta do të jetë dita ku amerikanët do të presin me ankth numrat e shortit të radhës. Nëse do të ketë një fitues opsioni i tërheqjes së parave në mënyrë të menjëhershme vlerësohet të jetë 757 milionë Dollarë.
Nga kjo lotari nuk ka pasur asnjë fitues që nga muaji Prill. Ndërsa shuma e vënë në dispozicion për shortin e së martës do të thyejë rekordin e vitit 2018, e cila kapi vlerën e 1,53 miliardë Dollarëve.
Tv Klan