Samiti Ukraina – Evropa Juglindore
Në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që do të mbahet më 28-29 shkurt në Tiranë Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Këshilltari për media e presidentes, Bekim Kupina ka thënë se ajo do të qëndroj në Tiranë më 28 shkurt.
Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësoj Kosovën Në Samitin Evropë-Juglindore Ukrainë i cili do të mbahet në Tiranë më 28 shkurt.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti këtë javë ndodhet në Mbreterinë e Bashkuar.
Tirana do të mirëpresë për herë të parë një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus atje.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, kur edhe do të mbahet samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.
Pjesë e këtij samiti, përmes një video mesazhi do të behet edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, siç njoftoi vetë kryeministri Edi Rama nga Ankaraja më 20 shkurt.
Punimet priten të zhvillohet në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në përfundim të sesioneve të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Më datë 29 shkurt, do të vijohet me një tjetër samit, atë të Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit.
Fokusi i këtij takimi do të jetë tek plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit europian, ndërsa pritet të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen./tvklan.mk