Në rrugën “Ilindenska” në Gostivar është gjetur i vdekur 63-vjeçari nga Çegrani

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bën të ditur se paraditen e sotme është gjetur i vdekur një 63-vjeçar nga Çegrani i Gostivarit.

Nga SPB-Tetovë bëjnë të ditur prokurori publik ka urdhëruar që të kryhet autopsi ndaj trupit të të ndjerit.

“Sot (13 mars) në ora 10:40 në Tetovë është raportuar se në rrugën “Ilindenska” në Gostivar është gjetur i vdekur M.A.(63) nga Çegrani i Gostivarit. Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer kontrolle, ku sipas urdhrit të prokurorit publik, ndaj trupin të të ndjerit do të bëhet autopsi”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share