Në RMV s’ka mjaft zjarrfikës, por të gatshëm për sfidat e verës!

FUSHATË SENZIBILIZUESE NË QENDËR TË SHKUPIT

Vera e vërtetë dhe I nxehti afrikan ende nuk kanë mbërritur në vendin tonë, por zjarrfikësit po bëhen gati që sa më të përgatitur t`i presin stuhitë eventuale të zjarrit nëpër pyje, njofton KlanM.

Ata përmes një fushate në qendër të Shkupit, përpiqen që ta senzibilizojnë opinionin për ruajtjen e ambientit jetësor por edhe për të ndikuar që mos të shkaktohen zjarre nëpër pyje.  

“Ne jemi të kënaqur. Aktivitetet tona si fushata, mendoj se japin kontribut të madh, sepse mendoj se nuk kishte zjarre të tilla viteve të fundit, flas për Qytetin e Shkupit. Sepse, fushata megjithatë ka një qëllim të veten dhe nëse ka një zjarr më pak është sukses për ne” – tha Petar Plotnikov, zjarrfikës.

Por, edhe Maqedonia e Veriut, sic njofton KlanM, përballet me sfidën e mungesës së zjarrfikësve. Kjo vecanërisht u pa kur gjatë zjarreve para dy viteve ishin angazhuar zjarrfikës nga jashtë.

“Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve. Edhe përbërja profesionale në të cilin janë të përfshirë zjarrfikësit në brigadat profesionale nëpër qytete, por edhe shoqatat vullnetare, kanë akoma mungesë të anëtarëve” – tha Zoran Koçoski, zjarrfikës.

Zjarrfikësit, bënë thirrje që qytetarët të jenë më të kujdeshshëm, vecanërisht gjatë motit të nxehtë të verës. Ata, sic njofton KlanM, gjithashtu thonë se lajmërimi në kohë të rasteve të zjarreve lehtësojnë punën e tyre dhe intervenohet me kohë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share