Kosovë/ Veteranët protestojnë kundër Qeverisë Kurti

Kundërshtojnë mosrritjen e pensionit dhe dënojnë skandalin e përgjimeve të deputetes Kusari – Lila

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) protestoi në Prishtinë kundër ligjit për pagën minimale i cili i përjashton dhe pas skandalit të përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të LVV-së.

“T’i tregojmë politikës se nuk e ke mirë, kthejuni popullit dhe lërini përrallat që nuk shiten më”.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është bërë thirrje edhe për protestë tjetër kundër Qeverisë së Kosovës.

Veteranët protestuan edhe ndaj atyre që i konsideruan “veprime skandaloze të Qeverisë” dhe deputetes Mimoza Kusari – Lila e cila në disa përgjime të publikuara ditë më parë, dëgjohet të pohojë se ka komunikuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, vitin e kaluar.

Nga LVV-ja, para dhe pas ardhjes në pushtet, Radoiçiç, i cili gjendet në listën e zezë amerikane, është cilësuar si kriminel që punon kundër shtetit të Kosovës.

Në ndryshimin e ligjit për pagën minimale që rritet nga 130 Euro në rreth 260 Euro nuk përfshihen veteranët.

Nga viti 2017 veteranët marrin një pension sa paga minimale, rreth 170 Euro. Tani pavarësisht rritjes së pagës minimale, pensioni për veteranët nuk ndryshon.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share