Në protestën kundër dhunës ndaj grave, u sulmua një grua

MESAZHI NGA NËNA E SULMUAR: DO TA MBROJË FËMIJËN TIME DERI NË FRYMËN E FUNDIT

Rasti i përdhunimit i 11 vjeçares nga Kosova i motivoi edhe disa organizata joqeveritare në vend që të dalin e të protestojnë. U organizuan nëpërmjet rrjeteve sociale, e sot derisa protestuesit po mblidheshin për të protestuar kundër dhunës ndaj grave, ndodhi një sulm pikërisht ndaj një grua raporton KlanM.

Fatmirësisht Zana kaloi me lëndime të lehta trupore, e policia siguroi pamjet dhe fotografitë nga sulmuesi.
  Djali u afrua dhe e sulmoi Bekimin. Prej instinktit të nënës, instinktit të gruas, instinktittë vajzës unë vrapova që ta shpëtoj, thjeshtë ti ndajë prej sulmimit. Prej rezistencës time, ai pastaj mu kthy mu dhe më ra në grusht, rashë përtokë.
Kjo do kalojë, mirëpo unë si nënë e cila kam edhe fëmijë, unë do e mbroj deri në frymë të fundit sepse Bekimi është edhe djali im, është djali i dikujt, deklaroi Zana gruaja e sulmuar raporton KlanM.
Edhe ky incident nuk i ndali organizatorët që ta mbajnë protestën dhe të dërgojnë mesazhin e tyre nga Sheshi “Skënderbeu”.
Është koha të reflektojmë. Të reflektojnë organet e sigurisë pasi që gruaja është sedra e një shoqërie, deklaroi njëra prej organizatoreve.

Ndjej përgjegjësi sepse kam një vajzë në moshën 11 vjeçare dhe mos dhashtë Zoti ti kishte ndodhur diçka. E para nga komentet e shumta që do të ishin në Facebook do të ishin është
partale si nëna, nënën e ka të divorcuar i ka ngja asaj, e ka lyp vet si plot komente tjera që i pamë.  E ju edukoni djemtë e mamit që të mësohen të sillen me vajzat, deklaroi njëra nga organizatoret.
Protesta u mbyll pa incidente tjera, policia mori fotografitë e sulmuesit e video të sulmit u shpërndanë edhe në rrjetet sociale./KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share