REZULTATEN NUK DO TË SHPALLEN PUBLIKISHT – THOTË PROKURORIA
Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se në Prokurori ka mbërritur autopsia për Vanja Gjorçevskën dhe Pançe Zhezhovskin që u gjetën të vdekur më 3 dhjetor në rrethinën e Shkupit dhe Velesit.
Bëhet fjalë për rezultatet që janë pjesë të hetimeve që PTHP-Shkup është duke e zhvilluar kundër Lupço Palevski – Pallço, të dyshuarin e parë për vrasjen e 14-vjecares nga Shkupi dhe 74 vjecarit nga Velesi, I cili gjendet në paraburgim në Turqi dhe pritet ekstradimi I tij si dhe kundër 5 të dyshuarve tjerë.
Hetimet për vrasjen e dyfishtë nisën në fillim të këtij muaji dhe krahas Palevskit që dyshohet për veprat “rrëmbim” dhe “vrasje makabre”, si bashkë ekzekutorë ngarkohen edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski që janë në paraburgim në Shkup.
Në paraburgim është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, I cili dyshohet se ka ndihmuar rrëmbimin e saj, por edhe Stefan Dimkovski i cili e kishte dërguar Palevskin nga Serbia në Turqi.
14-vjecarja Vanja dhe 74-vjecari Pançe Zhezhovski, që ishin denoncuar të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor.
Nga Prokuroria kanë njoftuar se rezultatet e autopsisë nuk do të shpallen publikisht. /KlanMacedonia/