Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori njoftimin sot nga presidenti i Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Jacques Marion, lidhur me organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor.
Konferenca, e titulluar “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor,” pritet të mbahet në tetor në Prishtinë. Kryeministri Kurti u ftua të marrë pjesë si mysafir nderi dhe folës në këtë ngjarje.
Në takimin e tyre, ata diskutuan rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë, me synimin e ngritjes së mirëqenies së përgjithshme dhe përfshirjes së të gjithë qytetarëve. Gjithashtu, u trajtuan aktivitetet dhe misioni i Federatës së Paqes Universale në këtë kontekst.