Në Prespë, filloi sezoni i mbledhjes së mollëve

Adriani: Nuk duam të bëhemi milionerë, por të paktën të paguhet mundi

 Stina e vjeshtës, përveç se është më shumë ngjyra, është edhe stina kur bujqit mbledhin prodhimet e vitit. E për Adrianin nga Prespa kjo stinë është edhe shqetësuese pasi nuk e di nëse prodhimi i mollës do të shitet apo do të mbetet në magazinë si vitin e kaluar.

 “Puna e mollës është punë interesante, e mbledhim dhe e con në shtëpi dhe pastaj presim të vijë tregtari, nëse nuk jemi të sigurt se nuk do të shkojë fare, nuk e mbledhim, por shpresojmë dhe me ato shpresa i shtyjmë vitet”, deklaroi për tv KlanM Adriani, kultivues i mollëve.

Adriani kultivon disa lloje mollësh të cilësisë së lartë e lloji i mollës së quajtur Ajdare, e cila për disa vite shitej nga ara dhe shkonte drejt në tregjët e Rusisë, këtë vit Adriani nuk e din se kur do të shitët prodhimi e për çmimin që ofron tregu ynë thotë se nuk i mbulon as shpenzimet.

“Si zakonisht molla e Prespës përqindja më e madhe shkon në tregun rus, një pjesë e vogël në Bullgari, Moldavi etj., lufta Ukrainë-Rusi ndikoi drejtpërdrejt që na mbetën mollët”.

“Edhe në vitet e kaluara kemi pasur problem me shitjen, si arsye nuk mund të themi se është konkurrenca sepse të gjitha vendet kanë tregun e tyre, ne kemi tregje të tjera dhe nuk ka një çmim solid për të përballuar kostot, për momentin shpenzimet nuk mbulohen nga çmimi i ofruar në momentin e blerjes”.

Edhe përtej gjithë vështirësive, Adriani pret që këtë vit të mbledh 180 ton mollë, e për mbledhjen e mollëve në Prespë mungojnë edhe punëtorët sezonalë, por Adriani sëbashku me ata që nuk kanë zgjedhur të shpërngulen ndihmojnë njëri-tjetrin.

 “Ne nuk duam të bëhemi milionerë, por të paktën të paguhet mundi.”

Gazetar: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share