Një oficer policie nê detyrë êshtë sulmuar fizikisht nga një 30 vjeçar në afërsi të Zajazit të Kërçovës, përcjell KlanM. I njejti, siç thonë nga policia, është arrestuar.
“Më 09.08.2023 në orën 01.30 në afërsi të fshatit Zajaz të Kërçovës oficerët policorë privuan nga liria L.A (30) nga fshati Kolibar sepse i njëjti fizikisht ka sulmuar një oficer policie duke kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet padi penale”, thonë nga MPB./KlanMacedonia